15 Qershor, 2018 - 11:30 am
Poezi e shkruar nfa Dritëro Agolli.
T’u japim fund të gjitha marrëzive
Dhe ndofta fund dhe gjërave idiote,
Madje të shkojmë larg dhe prej shtëpive
Që mbledhin ndyrësirat e një bote.
T’u japim fund të gjitha marrëzive.
Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë
Tek bimët , shpezët, kafshët dhe insektet,-
Këta të vjetër gjyshër tru na dhanë,
Kur s’ishin as katundet, as qytetet.
Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë.
Të shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë,
Ku vdekja vdekje është e jeta jetë,
Ku rrenën me çarçaf nuk e mbulojnë,
S’e futin në krevat si të Vërtetë.
Ndaj shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë.