24 Maj, 2022 - 7:01 pm
Poezi nga Sibel Halimi
Babai im jetoj
në të nesërmen time
u njoh pas vdekjes
si njeri i mirë
N`testament
kishte shkruar
rastësinë e jetës
e një grumbull shkronjash
pa kuptim
Babain tim e njohën
fqinjët e mi
e rastësisht më treguan
se si atë ditë që vdiq
kishte blerë një kuti bosh
për t`ma dhuruar mua
Sot mbaj në sirtarët e mi
të nesërmen e sime bijë
dhe një fije shprese
për njerëzinë e saj
një grumbull shkronjash
mbase sot mund të
duken të pakuptim / KultPlus.com