24 Tetor, 2021 - 11:26 pm
Poezi nga Aleksandër Pushkini
Të zbraztën “ju” ajo me “ti”,
Në kuvendim e ngatërroi,
Dhe ëndërra plot lumturi,
Në shpirt të ndezur seç më zgjoi.
I heshtur para saj qëndroj,
Vështrimn’ e dhembshur pa ja ndarë;
E shtrenjtë jeni,- i shqiptoj,-
Të dua! – shpirti flet me zjarr./KultPlus.com