15 Gusht, 2023 - 1:27 pm
Nga Pablo Neruda
Përktheu: Gili Hoxhaj
Ti fillon të vdesësh ngadalë
Nëse nuk udhëton,
Nëse nuk lexon
Dhe nëse nuk i vëzhgon meloditë e jetës
Nëse nuk e vlerëson veten.
Ti fillon të vdesësh ngadalë
Kur e vret vetëbesimin tënd
Kur nuk i lë të tjerët më të ndihmu.
Fillon të vdesësh ngadalë
Nëse bëhesh skllav i zakoneve tua
Duke ecur përditë të njëjtat udhë,
Nëse nuk e ndërron rutinën tënde
Nëse nuk vishesh me ngjyra të ndryshme
Nëse nuk u flet të huajve që si njeh.
Fillon të vdesësh ngadalë:
Nëse u ikë pasioneve tua
Dhe emocioneve të tyre trazuara
Ato që t’i bëjnë sytë të vezullojnë
Dhe zemrën të rrah më shpejt.
Fillon të vdesësh ngadalë:
Nëse nuk e rrezikon rehatinë për diçka të çastit
Nëse nuk shkon pas një ëndrre
Nëse nuk e lejon veten
Të paktën një herë në jetë
Tu shmangësh këshillave të arsyeshme
Mos e lërë veten të vdesësh ngadalë,
Mos harro të jesh i lumtur! / KultPlus.com