“Ti je e ngurtë, pa zemër”

16 Nëntor, 2020 - 8:39 pm

Poezi nga Liridon Mulaj

Ti je e athët,

e hidhur,

e ngurtë,

e pashpresë,

pa zemër ,

pa mantel,

pa të ardhme,

pa bij dhe bija ,

pa shërim…

Ti je ujë,

ujë dhe lot

që derdhen ujëvarave

të kontinenteve pa grafik.

Ti je masë ujore që

kullon,

dhe unë

si një fëmijë i vogël,

mbaj në duar një kanë përplot.

Duhet të pish,

se ti je lot që qan e

lan vetveten,

ndaj kam frikë se shteron./ KultPlus.com

Të ngjajshme