“T’i kisha thënë detit ç’ndjeja për ty, do të braktiste brigjet e veta”

26 Dhjetor, 2021 - 5:01 pm

Poezi nga Nizar Qabbani

Verës
u shtriva në breg
me mendjen tek ti;
t’i kisha thënë detit
ç’ndjeja për ty,
do të braktiste brigjet e veta
guaskat e veta
peshqit e vet
e do t’më ndiqte pas.

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Të ngjajshme