5 Janar, 2019 - 8:30 pm
Nga Nagi Husaj.
Ma fal një buzëqeshje të pranvëres sate.
Mua ne dimërin me acar
Se më ngriu loti në të verbuarët sy
Nga trishtimi i nje ëndërre të marrë.
Më kujtohet shkelqimi i lugjeve tua
Dhe dita kur zemëres sime i dhe zjarrë.
Kur bota nuk të arrinte dot as ne gjumë.
Oh, mallë i perjeteshëm, mallë.
Ti e rralla dritë e hyjnive
Si e vogël për ty ndëgjova, e rralla bukuri
Ndëgjova për zana e drangoj,
për burrat që flisnin me perëndi.
Autokton ti trualli i pellazgise
Për ty më kishte treguar im at
Se për plis, gjuhë e flamur
Çdo pëllëmbe toke u la me gjak
Kushtrimi ishte për çdo shpi
Kush është burrë e kush është grua
Të marre pushkën me gjithë besë
Në luftë lahuta historinë e ka shkrua
U rrita në kujtimet e hijes sate
Të urova në rrugët e botës kah do shkova
Ty legjendë o djep i kreshnikëve të besës
Për ty vdeksha se kot jetova./ KultPlus.com