13 Shtator, 2019 - 7:30 pm
Poezi nga Ismail Kadare
Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Aherë lotëve të tu s’ua vura veshin
Të desha, pa ditur se të desha.
Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
Aherë e kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.
Më rrëzëllinte si smerald mërzitja,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re…
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.
Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish. /KultPlus.com