Ti se ç’ke

18 Dhjetor, 2018 - 5:30 pm

Poezi e shkruar nga Tinka Kurti.

Vajzë,
Në kopshtin parajsor
askush s’e vjedh një lule për ty
as gurët s’t’i bën strukë
e ti je vrull dëshirash
rrëmbim mëndafshor

Vajzë, nuk e këpute telin e monotonisë
veç një nerv të vdiq
pas gjymtimit të metaforës
dhe pak gjak e vlove miliona herë

Lëpive
pikën e fundit të rakisë
për shëndetin e shokëve

Je sëmbim që vjen valë – valë
vrundull i fuqishëm mendimesh

Vajzë,
në vende të bukura fjalësh
more pushim
mes epitetesh hyjnore
pështjelluar pikëllimin
me pajtimin
me peshën e disfatave
ndërtove një lum ngjyrësy

Je nojmë vajzë,
shkon në drejtim të panjohur
nojmë mes mijëra njerëzish

Hirin e ofrove n’ankand
gjatë netve në jug
me pyetjen
bashkëkohëse e cilës vepre jam

Veriu po pushonte
gjatë
prej kryeveprave
me përfytyrimin vetmitar naiv
e ti hedh zjarr
në flakën e shpirtit

Çka mbetet është hini
që nuk ndriçon asnjë mendim
i ngrohtë ende
thanë dentallat e qullta
nga pasioni
helmi
lotues

Të ngjajshme