Tjetri, i njëjti

10 Shkurt, 2023 - 1:46 pm

Poezi nga Jorge Luis Borges
Përkthyer nga Edon Qesari

Tashmë s’do jem i lumtur. Mbase s’ka rëndësi.
Ka plot gjëra të tjera në këtë botë;
një çast i çfarëdoshëm është dhe më i thellë,
më i larmë se deti. Jeta është e shkurtër,
orë që zgjasin kaq shumë, një
mrekulli e vrugët na vrojton,
vdekja, ai det tjetër, ajo shigjetë tjetër
që prej diellit dhe hënës dhe dashurisë
na çliron. Gëzimi që më dhé,
e që more mbrapsht, duhet të jetë fshirë;
çka qe gjithçka do kthehet te hiçi’ vet.
Më mbetet të kënaqem që jam i trishtë,
zakon i kotë që më shtyn drejt
Jugu, drejt njëfarë porte, njëfarë cepi të rrugës./KultPlus.com

Të ngjajshme