19 Janar, 2022 - 3:15 pm
Poezi nga Edgar Allan Poe
T’pashë në ditë të dasmës tande,
nji kuqlim i ndezun t’kish përfshi të tanën,
eh sa lumtunia t’vezullonte përqark,
e krejt bota shfaqej si dashni para teje.
Dhe shkreptima digjej n’sytë e tu,
(Ndoshta edhe ajo ishte e gjitha imja),
qyshse njajo Bukuri aq e përsosun,
i shfaqej përplot dhimbje shikimit tim.
Ishte njaj kuqlim, mendoj, shfaqje vajznie –
aq lehtë binte n’sy se ishte i tillë.
Po njat zjarr krenar, ajo shkreptimë ah –
mjerisht – n’gjoks të tjetër kujt e ndezi
Pse t’pashë në ditë të dasmës tande,
befas ndjeva at kuqlimin tand të ndezun,
eh sa lumtunia t’vezullonte përqark,
dhe bota krejt si dashni shfaqej para teje./KultPlus.com