6 Mars, 2019 - 1:09 pm
Poezi nga Xhevdet Bajraj.
Kur u ndërpre ëndrra e keqe e luftës në qiell
Zoti i sapo zgjuar nga gjumi
e ndezi TV-në
dhe e pa një grua në tokë
duke bërë dashuri
me sëpatën e ngulur në kokë
në bishtin e së cilës shkruante:
Bac u kry
Pas nëntë muajve
trupi i saj lindi filiza binjakë
gjembat ishin vaji i tyre i parë
lulet ishin vaji i tyre i fundit
“Vitet që nuk e sollën pranverën”, De Rada, 2018, Ferizaj