Trishtim

7 Korrik, 2022 - 11:59 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

shi, e net’ të gjata të zeza
frikë, shumë frikë
dy ura janë rrëzue;
e nji tjetër mâ e vjetra
a shembë ka mot…
tash, veç harabelat bubrrojnë arave
e carcamijt
nuk ka ma jetë; vetëm brenga
e vransina
posht’ malit, fushat mbjellë me lakna janë ngri
nji fëmijë i zbathun këndon kâng’ të çuditshme,
kângë jetimash –

ushtri të huaja shkojnë e vijnë;
toka â mblue n’vorre
dhe përrejtë rrëkejnë detit uj të zi

dy ura janë rrëzue;
edhe nji tjetër ma e vjetra
a shembë ka mot / KultPlus.com

Të ngjajshme