Trishtim refugjatësh

24 Qershor, 2018 - 11:30 am

Poezi nga Uiston Oden, përktheu Rudolf Marku.

Supozojmë, 10 milionë njerëz ka ky qytet
Ca jetojnë në pallate, ca jetojnë për ibret
Por për ne s’ka asnjë vend, e dashura ime,
për ne s’ka asnjë vend.

Dikur kisha një atdhe, dhe i bukur na dukej ai
Shiko në atllas, atje do ta gjesh përsëri
S’mund të shkojmë tani atje, e dashura ime,
s’mund të shkojmë tani atje.

Në varrezat e fshatit rritej një i vjetër qipariz
Për çdo pranverë gjelbëronte sërish
Pasaportat e vjetra sërish nuk lulëzojnë,
e dashura ime,
pasaportat e vjetra sërish nuk lulëzojnë

Përplasi grushtin në tavolinë konsulli dhe tha:
“Zyrtarisht jeni të vdekur, po t’mos keni
pasaporta”
Po ne jemi ende gjallë, e dashura ime,
po ne jemi ende gjallë!

Vajta në një komitet, më zgjatën një kolltuk
Vitin tjetër duku prapë, më thanë me zë të butë.

Po sot ku do të shkojmë, e dashura ime,
po sot ku do të shkojmë.

Shkova në një miting, u ngrit folësi dhe tha:
“Po t’i pranojmë në vendin tonë, bukën e gojës
do na marrin ata!”

Fliste për ty dhe për mua, e dashura ime,
fliste për ty dhe për mua.
M’u duk sikur rrufeja në qiell po gjëmonte
Ish Hitleri mbi Europë “Duhet të vdesin!” ai po
thonte

Oh, ai ne po na kujtonte, e dashura ime,
ne po na kujtonte!
Pashë një kone me xhaketë në gjilpërë
të mbërthyer

Pashë një derë tek hapej dhe një mace duke hyrë
Po nuk ishin çifutë gjermanë, e dashura ime,
po nuk ishin çifutë gjermane!

Bëra poshtë nga porti dhe qëndrova në bankinë
Pashë peshqit që notonin sikur të qenë në liri
Vetëm tre metra largësi, e dashura ime
vetëm tre metra largësi.

Kalova përmes pyllit, vura re zogj mes drurëve
S’merrnin vesh nga politika, këndonin në qejf të
tyre

Nuk kishin racë njerëzore, e dashura ime,
nuk ishin racë njerëzore.
Pashë në ëndërr një ndërtesë që 1000 kate kish
Me njëmijë dritare dhe me njëmijë dyer ish.

Asnjëra prej tyre s’ishte për ne, e dashura ime,
asnjëra prej tyre s’ishte për ne.
Në një fushë të gjërë qëndroj poshtë dëborës që
bie

1000 ushtarë tej- tëhu po marshojnë
Ty dhe mua na kërkojnë, e dashura ime,
ty dhe mua na kërkojnë./KultPlus.com

Të ngjajshme