T’shenjtnueme

24 Dhjetor, 2017 - 9:00 pm

Poezi nga Arlinda Baftiu

Fustani i zi (vajzave të dhunuara gjatë luftës)

Në shi po ndez qirinj
një minutë heshtje për
heshtjen e tejzgjatun,
të ndjell vdekjen e njëmijë
vdekjeve të varrosuna në heshtje.

Në shi
po ndez qirinj përkujtimi
për harresat që kujtesa m’i
fanit në dasma
n’krismë a kangë
unë jam nusja e përbuzun.

Në shi
po ndez qirinj për njëmijë
flakët e gjymtyrëve të
pafuqishme
që u dogjën në përpëlitjet e
fundit për dek’
se deka e ambël ashtë
kur ta vrasin buzëqeshjen
në djersë të ftofta para
gjamës së fundit
që më oshtinë përjetësisht
mbi jetën.

Në shi
po ndez një qiri për dritën
në tunelin e përhumbun ku zvarritem
në rreckat e lirisë
pa emër që robnue m’ka. /KultPlus.com

Të ngjajshme