Tue vra atdheun

19 Mars, 2019 - 3:28 pm

Poezi nga Vlora Konushevci

Atdheun kemi vendos me e vra, 
tue hangër për s’gjalli. 
Me ikë, me ikë, s’ka jetë këtu 
kori gazmor refreni i shekullit.
Liria ma pelim se robnia 
Me ikë, me ikë, s’ka jetë këtu 
Liria s’hahet, e zaptume 
bijon armatë lypsarësh. 
Atdheu vrahet
tu ja përzanë andrrat, 
tu ja vu lakun n`valvula të zemrës, 
shtrëngue fort, astmën trashëgu e ka. 
Tue ba pacient kronik e të përgjumun, 
zbehun, shpresën amulli e ka. 
Tu i ba bashkë sarhosha, katila, kusarë e rezila
përditë 
përnatë 
gjakun e bajrakut me pambuk tu ja pi. 
Kqyreni shqiponjën qysh e ka ulë kryet, 
krahët vetes ja ka shkulë 
tu e nxjerr gjakun me e ly flamurin si Nositi që ushqen t`voglit e vet. 
Shqiponja ka me jau hangër kryet 
sa t’forcohet edhe najditë, 
zullumi veç prej s’trashit kputet!

Të ngjajshme