30 Korrik, 2022 - 5:02 pm
Poezi nga Fatos Arapi
Cela deren, hyra ne “Bar Tirana”.
Te kendi i qelqte, – vetmia
Me pa dhe levizi…
Tungjatjeta, ora ime e e mire!
Tungjatjeta, pritja ime besnike!
Ia vlen nje kafe te dy.
Sot po…
Duke ardhur ketu shkelja
Mbi rrenoja trishtimesh.
Me trishtonin edhe lulet e keputura…
Perse i keputin? – pieta
Shkojne drejt dashurive,
Me foli nje shpirt aty prane.
Keshtu e kane dashurite, tha ai,
Behen me te bukura
Me trendafile nder duar.
Per te mos shkelur mbi te tjere,
Rronojave te shpirterave,
Une eca brenda vetes sime.
Atje, nje shprese e vogel, e hidheruar, e fyer
Rrezoi sy e qepalle ne dhe:
As ti nuk ma dhe doren te ngrihem
Kaq shume kisha shpresuar…
Shpresa? Vete shpresa shpresonte nga une?!
Tani nuk kam me fuqi
As te trishtohem…
Mbreme recensori i madh, inkuizitori i perjetshem,
Ne gjume recensionoi endrren time te bukur
Prej kashtes se kumtrit kisha prere dy kordele,
Te lidhja tulipanin e keputur
Ne doren e dashurise.
Hesht – peshperiti ftohte vetmia,
Ti flet shume…
I sheh ata sy idhnake, tinzare qe na pergjojne?
Jam mesuar me ta…
Dhe e di se ne vend te tulipaneve,
Ata do te mbjellin klloune…
Jetoj jashte ketij minuti
Dhe prej andej i shoh zuzaret
Se si masakrojne endrrat ne gjume…
Prej lende vetmie jam une…
E ti prej trishtimit tim behesh,
Vetmia ime.
Pegaseve te mi nuk u lind çdo dite
Nga nje flater nen sqetull…
Por une e di:
Ka vetem nje varr per tiranet – liria! /KultPlus.com