15 Shkurt, 2021 - 12:39 pm
Poezi nga Kostas Vasnalis
Përktheu: Arqile Garo
Behar zemr’ e Agathisë,
mend e saja majë çatisë.
Java pesë, muaji shtatë,
ditë e natë.
E dinte, se ikin vitet,
e kështu i theku pitet,
mejtoi që kur ish e re,
të mbajë tre.
Bashkëshorti që i pari,
paskëtaj vinte kumbari,
i treti një nip i burrit.
i litarit dhe i hurit.
Të bashkuar, lumturuar,
të katër të përqafuar!
Vite dhjetë? Njëzet e ca?
Gjersa borë e parë na ra,
nis e ikën bukuria,
edhe s’ qe ngopur mavria,
tek i bënë topin një ditë,
që të tre, nga këmbët sytë!
Pa, çkul leshrat Agathia
ah i zot sikur ta dija,
kaqë vite vetëm tre!?
O le le! / KultPlus.com