19 Tetor, 2021 - 10:30 pm
Poezi nga Juan Ramon Jimenez
…Edhe unë do të iki. Do të mbeten
zogjtë këngëtarë;
do të mbetet kopshti im, me pemën e gjelbër
dhe me pusin e bardhë.
Mbrëmjeve qielli do të jetë i kaltër, i qetë;
do kumbojnë siç kumbojnë sonte
kambanat në kambanore.
Do të vdesin ata që më duan,
viset do të rilinden për vit,
anës së kopshtit me lule e gëlqere
do të endet shpirti im nostalgjik.
Edhe unë do të iki. Fare vetëm, pa vatër,
pa pemën e gjelbër, pa pusin e bardhë,
pa qiellin e kaltër, të qetë…
Do të mbeten zogjtë këngëtarë./KultPlus.com