12 Shkurt, 2019 - 7:14 pm
Poezi nga Ali Podrimja.
Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gur-
unë do të dua.
Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarr-
unë do të dua.
Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i Trollit burrë-
unë do të dua…