28 Dhjetor, 2019 - 11:56 pm
Poezi nga Liridona Bytyçi. Poezia është në mesin e dhjetë poezive finaliste të konkursit mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’ organizuar nga KultPlus.
Unë eci,
Eci përmbi burrat
Me fjalët që m’i kanë ngjitë nëpër trup.
Eci përmbi burrat,
Që janë jargu
Kur unë kom përshku afër rrugëve të tyne
Eci përmbi burrat,
Që më kanë sha e më kanë dashtë.
Unë eci përmbi ta,
Po nuk i shtypi.
Eci përmbi çdo fjalë:
“Zemër, shpirt, ma e mira e botës”
Eci e i shtrydhi fort.
Eci e s’i kallxoj veshit se çka më folin ata aty poshtë!
Unë eci përmbi burra
Eci vetë,
o s’i shkeli.