16 Mars, 2019 - 2:30 pm
Tua Forsström
Unë gjithashtu njoha një burrë tjetër.
Ai ishte oqeanograf, por unë kurrë s’e pashë atë
të shkonte poshtë në plazh. Ai m’tha se unë isha
e ëmbël dhe se sytë e peshqve në det të thellë errësohen kur
janë gati për dashuri. Në këtë mënyrë ai fitoi zemrën time.
Ai fluturoi përmes ajrit në toka dhe popuj të huaj.
Unë u ula në një karrige të thurur që krikëllon.
Ai m’tha se askush nuk do t’më ketë mua.
Unë i thashë se askush s’do të mëshirohej në të, përveç meje.
Kur ai erdhi në shtëpi, ai tregoi dhe ne u argëtuam. Në ëndrrat e mia ai i ngjante
një lejleku. Oh ai burrë. Ai u përkiste
Tregimtarëve të mëdhenj, ai tregonte aq mirë
saqë besonte në çdo fjalë.KultPlus.com