‘Unë jam këtu e do të jem, dem baba dem, sa mali të bëhet hi e hiri mal përsëri’

25 Mars, 2023 - 11:25 am

Poema kosovare nga Mitrush Kuteli

Jam shqiptar

e kosovar:

Zot e krenar,

mbi këtë Dhe,

që e kam fe

e përmbi fe:

e kam Vatan!

E kam Atdhe!

Që gjysh stërgjysh,

që brez pas brez,

që gjithëmonë!

Ti shkja thërret

ti shkja bërtet,

deri lart në retë:

se jam barbar.

Jo, s’jam!

si bërtet ti,

si buçet ti,

ti, Mal i Zi.

po Vendin tim e dua,

Lirinë e dua,

e s

zot

mbi mua.

Se jam këtu kur s’kish njeri,

kur s’kish kufi

as fqinjëri,

as shkja të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi

ish Iliri:

kur nga një det në tjatrin det

isha zot vetë!

Unë jam këtu nga moti

kur vetë Zoti

e bëri fushën fushë

e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem

-dem baba dem-

sa mali të bëhet hi e hiri mal përsëri./KultPlus.com

Të ngjajshme