17 Gusht, 2017 - 8:19 pm
Poezi e shkruar nga Arbër Selmani.
Unë realisht ju kam tradhëtu
Ty, të dy juve, të treve, të trijave
Me të njëjtën guhë kam kry punë.
Unë e kam pasur të njëjtën këmishë
Në të tri herat që jam betuar për herë të parë
Kam tradhtu e ju m`keni zhveshë.
Nëse kjo s`ju bën për të vjellë
Ju kam bërë ta ndieni eutanazinë
Të treve juve, të trijave, të njëjtat lavde ua kam kriju.
Jeni ndierë mbretër, princesha
E truri im ka luejtë me ato pak neurone që keni
E keni besuar dashurinë, keni marrë shuplakë për uni.
Nuk e di pse pritët dicka tjetër
Kur si të gjithë ju, sarkazmën e kam përfunduar që në fillore
Pak kripë, pak mëlmesa, tradhëti e afsh lavireje.
Mbaskrye, mbasqafe, mbasprapanice
Ju kam tradhëtu e bile tuj keshë
I cjerrtë deri sa më kanë lëshuar qimet e trupit.
Ju kam tradhëtu e ju kam knaqë
Ju të trijave, ju të treve plehëra miopike
Ju kam bë me mjaullitë, gjashtë ego i kam shkatërruar.