26 Prill, 2022 - 7:00 pm
Poezi nga Giacomo Leopardi
Vetes së vet
Tanimë do prehesh përgjithnjë,
E lodhura zemra ime. Dha shpirt mashtrimi’ tejmë
Q’e dija të përjetshëm. Dha shpirt. Ndiej vërtet,
Ndër ne mashtrime të përzemërta,
Jo se uzdaja, dëshira është shuar.
Prehu përgjithnjë. Shumë
U përpëlite. Kurrgjë vlejnë
Shtytjet e tua, as psheritmat s’i ka hak
Dheu. Hidhësi dhe mërzi
Jeta, hiçmosgjë tjetër; dhe baltë është bota.
Qetim të jep tashmë. Vajto
Për herën e mbrame. Krijesash si ne fati
S’i fali tjetër veç të vdesësh. Tashmë të përbuz
Ty, natyra, rrekje
Shëmtake që, e qasët, sundon zinë botore
Dhe kotësinë pa cak të gjithçkasë.
Firenze, 1833
Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com