22 Shkurt, 2021 - 5:56 pm
Poezi nga Xhevdet Bajraj
Ajo vajza që i mbijetoi luftës
tashmë është rritur
është bërë grua e nënë
Zemra i bëhet mal
kur i sheh dy vajzat e saj
duke lozur me kukulla
Edhe ajo ende e ruan kukullën e saj
që e kishte humbur një këmbë
kur eksplodoi bomba në afërsi të tyre
Loz me të
kur nuk e sheh askush
kur do të qajë
për njerëzit që i humbi atë ditë./ KultPlus.com