Vajzat

3 Maj, 2023 - 9:52 pm

Poezi nga Astrit Fani

“Ikën” vajzat.
Morën disa tesha të hekurosuna,
shumë libra dhe bojën e shkrimit të
familjes.
Morën nga një copë prush në oxhakun prindëror
Shumëçka morën
Mbi tana lidhen pas qafës kandilat e dijes..
Vajza nuk largohen,as kur martohen.
Vajzat ecin qiejve mbi kurmat tanë./KultPlus.com

Të ngjajshme