12 Nëntor, 2020 - 10:53 pm
Luljeta Lleshanaku
Dhe mos harro: sapo të ngulesh diku,
var një këmishë të grisur a pantollona të arnuara jashtë në tel,
aq sa të trembin korbat.
Kjo do të jetë pasaporta jote;
varfëria të bën vendas ngado që shkon,
varfëria të bën autokton./ KultPlus.com