“Varfnia asht acaruese, njëjtë si nji, birrë e ngrohtë n’gusht”

30 Shtator, 2020 - 9:27 pm

Shkruan Liridon Mulaj

Varfnia asht acaruese, njëjtë si nji

birrë e ngrohtë n’gusht.

A si sholla e ftohtë e fruerit t’mpakun,

qi ter trupat e ligsht t’strehoreve prej

llamarine.

E ti harron për pak kur veshi t’rrahet

me nji “njatjeta”

A me cingrimën e monedhës hedhun me

përçmim,

se e di që n’tanë këtë përkohësi,

veç veprimet e pavullnetshme janë

thellë tonat,

janë forcat e qenies sonë,

qi dalin prej nesh pa pendesë,

pa kusht mirnjohjeje.

E ia nis e shpreson dhe pak,

po veç pak sa i thu vedit : – Iluzioni asht jetë

e jeta,

s’mundet me kenë krejt iluzion/ KultPlus.com

Të ngjajshme