2 Dhjetor, 2018 - 3:58 pm
Poezi nga Ilaz Hysaj.
Nëse një ditë e takon najkund
Vargun e braktisun
Ndale lapsin, ule kokën
Dhe kërkoi të falun
Që nuk dite me e rritë
Me marue me te ndoj strofë
E me ato strofa ndoj kangë
E me ato kangë një ODË
Jo odë të lavdisë së rrejshme
As besës së shkelun nëpër shekuj
Por odë që i knon
Vetëm e përvetëm dashunisë.