Vargje nga libri i agonisë

4 Prill, 2020 - 5:30 pm

Poezi nga Sali Bashota

Lexuesi im
Vendi i ëndrrave është në kafazin e frikës
Aty është edhe parashikimi i motit
Ka ujë të mjaftueshëm për shpirtrat
Ka edhe bukë goje për të shpëtuar
Pa u çmendur nga mërzia
Lexuesi im
Të paktën bëhu i lumtur
Vjen dita e dashurisë
Për t’ia zgjatur jetën prekjes
Sidomos duarve plot uratë
Sidomos buzëve plot shkrumb
Kështu thonë edhe besimtarët e Hipokratit
Lexuesi im
Kurajo dhe durim i duhen njerëzimit
Secili mund ta bëjë nga një varr për frikën
Edhe ata që luajnë me lirinë e popullit
Fundi mund të jetë i njëjtë për të gjithë
Sa shpejt bota u bë njësoj si qielli
Vetëm Zoti është Një
Lexuesi im

( 4 prill 2020) /KultPlus.com

Të ngjajshme