11 Shkurt, 2022 - 12:46 pm
Poezi nga Rainer Maria Rillke
Për vdekjen ai dinte ç’ish rrëfyer:
që vjen, na merr e në heshtje na flak.
Por kur ajo, nga ai e parrëmbyer,
jo, qetë prej syve te tij u mpak,
e u tret mes të panjohurash hije,
e ndërsa ai ndjeu se ata tashmë atje
gëzonin hiret e saj prej perëndie
e buzëqeshjen e saj kishin hënë të re:
iu dukën të vdekurit aq të njohur,
si të kishin qënë miq të vjetër;
i la të gjallët të flisnin, patjetër
por s’u besoi më e atë vend të ftohur
e quajti te përëmblin e në cdo skaj,
e mati. Që të mos vriteshin këmbët e saj./ KultPlus.com