14 Korrik, 2022 - 11:00 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
malli ktheva n’katundin
ku pata kalue fëminisë do vera.
gjithçka kish’ ndryshue
veç kroit-gjithçka kish’ ndryshue!
kroi qit’te currila t’hollë
si gishta f’mije,
brrakës përreth – heshtje vorri.
shtamba të thyeme m’rreshpen përbri
shtamba pa vjeg’za.
vjegëzat, unaza për vashat e fshatit i’n bâ.
– fshatin e kishte mbulue hupa-
kish’ marr’ iken. / KultPlus.com