18 Mars, 2019 - 9:20 pm
Poezi nga Nizar Qabbani.
Përktheu: Gili Hoxhaj
Verës,
shtrihem në breg
e mendoj për ty.
Sikur t’ia thoja detit
krejt atë që e ndjej për ty,
ai kish me i lanë brigjet e veta
edhe guackat,
edhe peshqit,
e kish mëm ndjek mu.