10 Shtator, 2022 - 8:18 pm
Poezi nga Sibel Halimi
Ka kohë që të
vërtetës
si lë vend
besoj të jetë vetëm
një sajesë
pushtetesh të
ngritura mbi mure
Mund të shtrojmë
qindra pyetje
vërteta në vrimë
çelësi
në halucinacion
shndërruar është
Nuk do të kemi më
hyjni rrotulluar mbi kokat
tona
Shtrirë janë në shtratin
e tempujve të boshatisur me shpirtrat e
lënguar
e vërteta më nuk ka
emër
e njeriu arratisur në birë të minit
Por gjithmonë do të
kemi një grumbull
gomarësh
që të vërtetën në samarë
do t`na sjellin. /KultPlus.com