17 Dhjetor, 2024 - 3:42 pm
E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S’ke ç’t’i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t’i ngjitësh shpirtit vela.
Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.
Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S’i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë në treqind gjela. /KultPlus.com