12 Janar, 2022 - 9:15 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
ti je larg-unë jam në nji largësi tjetër
si dy anët e nji ure të thyeme në mes,
si dy sy që s’shohin njêni-tjetrin
dy zogj bore ngrim’ n’vetmi.
vetmitë s’bzajnë! -në heshtje
vdesin si dy hana të verdha. / KultPlus.com