Zemër

13 Shtator, 2019 - 12:30 pm

Poezi nga Visar Emerllahu

Zemra s’është telall që bërtet rrugicave
As këmbanë kishe që fton meshave
Qenia e saj struket thellë në perëndim
Lindja nuk i dha uratën,
Qelbet kënetë dhimbjesh e harrese
Zoti në krahëror njeriu e strehoj,
Simfoninë më të bukur i dha për zë
Por prap, asfiksohet në tym vuajtjesh
Lumturia veç për një tingull më lartë rrit rrahjet
Prania e saj mbetet hije që shet buzëqeshjet
Tani kur bota vdes urie!
Zemra, rrah çdo emocion me çekan
Udhëkryq që vdekja sajoj për njerëzit
Atë nëna ndoshta nuk e lindi
Se fëmijun nuk e bekon me dhimbje
E thyer kthehet sërish, me pendimin sipër
Të mëkon duke të quajtur, ZEMËR!

Të ngjajshme