6 Shtator, 2021 - 9:02 pm
Poezi nga Emily Dickinson
Përktheu: Edon Qesari
Zemër, ne do ta harrojmë atë!
Sonte mbrëma, unë e ti!
Ti mund t’i harrosh ngrohtësinë,
Unë do të harroj dritën e tij.
Kur t’ia arrish, të lutem thuam’
Që mendimet e mia t’i errësoj;
Nxito! se teksa mbetesh pas
Atë mundet ta kujtoj! / KultPlus.com