15 Gusht, 2018 - 6:06 pm
Pedro Salinas përkthyer nga Enkeleda Suti.
Kur të më zgjedhësh mua –
zgjidh dashurinë –
Unë dola zbuluar nga anonimiteti i madh
ndaj kujtdo, nga asgjëja.
Deri atëherë
Une nuk kisha qenë kurrë më i gjatë sesa
vargmalet e thepisura të botës.
Nuk u zhyta kurrë më thellë
sesa shënjimet maksimale
të tabelave të marinës.
Dhe gëzimi im, ishte i trishtuar,
ashtu siç janë orët e vogla
pa nje rrip që t’i shtrëngojë rreth rrethit të dorës,
pa akrepa, në vend.
Por kur ti the ti: ti,
për mua, ishte shenja që unë qëndroja përmbi yjet,
më thellë sesa koralet. /KultPlus.com