29 Janar, 2020 - 11:45 am
Poezi nga Dije Demiri-Frangu
Të thërras për t’ më vënë në gjumë o përderës i keq
E gur në shpinë më bëhesh e kmesë mbi qafë
Zgjeba që je kotari që je
Pështjellur me përgjumjen time
Si gojë e madhe ujku
Si lozë ferre të keqe
Edhe i thonjtë m’i heq
Që në mëngjes
Të më varësh vath në vesh