Zhanina

29 Qershor, 2018 - 4:15 pm

Poezi nga Ilnisa Agolli.

Pra, Zhaninë akoma qante.
Zhaninë kur qante,
shante.
Zhaninë nuk kishte dy sy!
Zhaninë gjithmonë ikën, Zhaninë luan me frikën.
As të pa, as “natën e mirë” nuk të tha.
Por ti e dije që ende ishte aty
një sy e fshehu nën picetë
e la aty
për “Harrimin”
jo, ty.
Pra, Zhaninë do të kthehej
Zhaninë prapë do të shante
Zhaninë nuk kishte dy sy
Zhaninë nuk donte të ikte
dhe ti as e pe.
Patjeter, që veç vetullën ngrite
dhe e le…
Hodhe verë
Filloi të afrohet dhe picetën e la të bjerë.
Dukesh i pirë!
Pak zë lëshove
ndërsa një palë geta të
grisura mbi të sajat sy hodhe.
U përmende.
Me duar drejt trupave lakuriq u the:
“- Zhaninë ku është? Aa qe?”
Nuk ishe i qartë.
Kërkon cigaret
bërtet
je kaq i dehur
Thërret:
“Sa sy ka ajo, ku është bushtra?
Gjeje ! – i thua kamerierit – e dua tani
Gjeje qorr, gjeje se vetem ti sheh!
Do ta vras
do ta fsheh.”

Të nesërmen kishte shi
nuk dole
pas mesnate t’u duk sikur fole
“Zhaninë, ku je ?”

Pra, e bëre.
Ti e the!
Ti ashpër e kërcite gojës
Pse më nxeh? Pse?
Zhaninë…fle ?

Por, Zhanina nuk qante
Zhanina kur qante,
shante./KultPlus.com

Të ngjajshme