‘Zjarri i saj i mbytur është flakërima e çakmakut’

5 Dhjetor, 2024 - 5:59 pm

Poezi nga Eugenio Montale

S’do mend që pulbardhat rajonale pritën së koti
thërrmijat e bukës që hidhja
në ballkonin tënd me shpresën se ti do dëgjoje
këlthitjet e tyre edhe pse e kyçur në gjumë.

Sot nuk paraqitet në takim asnjëri prej nesh
dhe mëngjesin tonë e ka zënë ngrica mes pirgjeve
të librave pa dobi në rastin e tim dhe në tëndin reliktesh
që s’di: kalendarë, kutiçka, shishka dhe kremëra.

Mbresëlënëse fytyra jote ngulmon sërish, e shqueshme
mbi themelet gëlqerorë të mëngjesit;
porse një jetë pa flatra s’e arrin dot dhe zjarri i saj
i mbytur është flakërima e çakmakut.

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Të ngjajshme