‘Zoti di të bëjë gjithçka, gjë që i sjell mërzi’

1 Dhjetor, 2019 - 7:43 pm

Henri Michaux

ZOTI

Zoti di të bëjë gjithçka. Gjë që i sjell mërzi.
Gjë që e bën të dojë një qenie që do dinte të bënte vetëm pak gjëra.
Ky është shkaku i krijimit.
Ai bëri gurët. Por pasi u rrokullisën në fund të rrëpirave, gurët nuk bënë më asgjë.
Zoti mërzitet.
Më pas bëri ujin. Por uji rridhte gjithnjë e më përfund.
Zoti mërzitet.
Pastaj bëri pemët, por këto ngriheshin të gjitha drejt diellit.
Zoti mërzitet.
Atëherë Zoti shqit një goxha copë nga vetja, e qep nën një lëkurë dhe e hedh mbi tokë. Është njeriu.
Dhe njeriu i bën lëmsh tokën, gurët, ujin dhe pemët.
Zoti vështron. Qenka mirë të shikosh dikë të bëjë diçka.
Ndonjëherë ai vetë lëkund tokën, hedh një mal mbi një tjetër, i fryn detit. Njerëzit vrapojnë, përpiqen.
Dhe Zoti vështron. Qenka mirë të shikosh dikë të bëjë diçka.

[përktheu a. ç.]

Të ngjajshme