7 Tetor, 2018 - 5:50 pm
Khairi Perry është 17-vjeç që jeton në kushte të rënda, por diçka i ndryshoi jetën.
Që kur ishte 5-vjeç, jetonte me nënën e tij, vëllezërit e motrat në motele të vjetra e të përmbytura, madje herë pas here në veturën e tyre të vjetër, transmeton Koha.net.
Beyonce dhe burri i saj Jay Z, kishin dëgjuar për ta. I kishin ftuar në një takim. 17-vjeçarit, më i vogli në familje, i ofruan 100 mijë dollarë, një bursë për një ndër kolegjet më të mira në Amerikë.
Perry kishte deklaruar se ky çmim do t’i ndryshonte jetën. Disa herë, thotë ai, e kishte menduar edhe vetvrasjen nga kushtet e vështira që po kalonte.
Perry, kohët e fundit ishte vullnetar në një organizatë për t’i ndihmuar të varfrit, ndonëse se edhe vet ishte me kushte shumë të rënda.
Tani ai shpreson që në universitetin e Oregonit, të ndjekë fushën e inxhinierisë kimike ose shkenca kompjuterike./KultPlus.com