4 Maj, 2020 - 11:35 am
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo është zgjedhur si një nga imazhet e fushatës së re të produkteve kozmetike të “Mac”.
“Mac”, kompania lider në fushën e produkteve të bukurisë në botë, ka zgjedhur vajzën shqiptare për të prezantuar produktet e reja.
Kujtojmë që Adrola Dushi po e zhvillon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me sa duket bukuria, por edhe puna e saj po shpërblehet me arritje dhe suksese. / KultPlus.com