Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci vizitojnë Ramush Haradinajn (FOTO)

24 Tetor, 2017 - 4:49 pm

Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, dy organizatoret e “Ballos Shqiptare”, një ballo kjo që vit për vit sjellë kulturën dhe traditën shqipe bashkuar me emrat e mëdhenj të artit e kulturës shqiptare, kanë vizituar Kryeministrin e Kosovës – Ramush Haradinajn.

Dyshja, që janë edhe dy mbretëresha të bukurisë shqiptare, kanë treguar për vizitën e tyre tek Haradinaj me anë të rrjeteve sociale, shkruan KultPlus.

Të dyja kanë postuar të njëjtin falenderim për Haradinajn, duke treguar për gatishmërinë e tij për të përkrahur projektin i cili i vetëm po e mban gjallë vlerën dhe traditën shqiptare. / KultPlus.com

Të ngjajshme