6 Qershor, 2021 - 9:54 pm
Aktori Joaquin Phoenix, ka zbuluar se kishte mjaft frikë përderisa mbajti fjalimin e tij të gjatë për të drejtat e kafshëve, pasi e fitoi çmim si aktori më i mirë për interpretimin si Arthur Fleck në filmin Joker.
Phoenix, i cili është i njohur për aktivizmin e tij mjedisor dhe është një mbrojtës i hapur i veganizmit, e përdori kohën e fjalës së tij në Academy Awards 2020, për të bërë një lutje të pasionuar për të drejtat e kafshëve, e cila tronditi audiencat në të gjithë botën.
”Unë nuk doja të ngrihesha askund dhe të bëja asgjë. Nuk isha i ngazëllyer për mundësinë”, tha ai për Sunday Times.
Phoenix, që ishte rritur si vegjetarian që në moshën tre vjeçare, tha se ai dhe vëllezërit e motrat e tij vendosën të bëheshin veganë, pasi sipas tij, panë mënyrën brutale në të cilën trajtoheshin peshqit gjatë një udhëtimi me anije mallrash nga Miami në Venezuelë.
“Unë mendoj se kjo më bëri të mos kem besim, dhe të ndihemt i zemëruar dhe i frikësuar nga njerëzit. Thjesht mendova se ishte një abuzim kaq i rëndë i pushtetit në një farë mënyre. Mendoj se gjatë atij momenti e dinim që nuk do të hanim më mish”, shtoi ai, shkruan Dailymail, përcjell klankosova.tv
Në fjalimin, i cili u transmetua gjatë Çmimeve të 92-të të Akademisë në vitin 2020, Phoenix tha: ‘Unë mendoj se ne jemi bërë shumë të shkëputur nga bota natyrore. Shumë prej nesh janë fajtorë për një pikëpamje egocentrike të botës dhe ne besojmë se jemi qendra e universit./klankosova/KultPlus.com