18 Tetor, 2017 - 5:54 pm
Disenjatorët shqiptarë po tregohen mjaft të suksesshëm. Këtë vit nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet me artistë të njohur botëror, por kjo po vjen si rezultat i punës së palodhshme të tyre, shkruan KultPlus.
Laura Imami e cila tashmë njihet për brendin e saj të syzeve të cilin e ka shndërruar në një brend shumë prestigjioz sa i përket syzeve, pasi që, syzet e saj tashmë i kanë blerë edhe shumë yje botërore.
Disenjatorja Imami së fundmi ka bashkëpunuar edhe me modelen dhe aktoren e njohur amerikane Carmen Dell’Orefice.
Përmes një fotografi të plasuar nga vetë Imami, shihet modelja dhe aktorja Carmen duke bartur syzet e brendit të dizenjatroes shqiptare.
Kjo fotografi është realizuar poashtu nga një fotograf shqiptar, nga Fadil Berisha.
“Beauty has no age indeed. Carmen Dell’Orefice wearing Laura Imami Eyewear Model: Sara. Photo credit: Fadil Berisha”, ka shkruar disenjatorja në Facebook përkrahë fotografisë. / KultPlus.com