Alban Skenderaj sjellë këngën “Jetë”

5 Shkurt, 2019 - 7:01 pm

Këngëtari Alban Skenderaj ka sjellë këngën e re të titulluar “Jetë” . Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë vet këngëtari.

Stepen buzët, dridhet zëri

Fjalët po me lidhen nyje në fyt

Nuk e besoja unë i mjeri

që për çdo fillim gjithmonë ka një fund

Dhe prita, dhe mbolla

një farëz që nuk do mbinte kurrë

I mposhtur dëshmova lirinë e saj

Nuk ka sekondë që frymarrjen s’ma ndal

Nuk ka minutë që nuk dua të vdes

Jo nuk ka orë që nuk tretem në mall

Jo nuk ka ditë që dorëzohem ta pres

Dhe nuk ka natë që në ëndërr s’më merr

Nuk ka javë që ndërgjegjja s’më vret

Nuk ka muaj, nuk ka stinë

Nuk ka vit jo, shekull, jetë./ KultPlus.com

Të ngjajshme